Bashkia Libohovë nderon me titullin “Qytetar Nderi” tre personalitete (FOTO)
April 24, 2015
Bashkia e Libohovës nderoi sot me titullin “Qytetar Nderi” tre personalitete të shquara të Libohovës; patriotit Hamit Ruci dhe mësuesve Hasan e Shazie Spahiu. Në një ceremoni të organizuar në shtëpinë e kulturës, ku të pranishëm ishin shumë qytetarë dhe nxënës të shkollave të qytetit, kreu i bashkisë Altin Como i dorëzoi titullin pasardhësve të këtyre personaliteteve. Në po këtë aktivitet u përkujtua edhe jeta e veprimtaria e heroit të popullit, Avni Rustemi.