Bashkia Libohovë, titull “Qytetar Nderi” për mësuesit Spahiu
October 31, 2014


Bashkia Libohovë nderon me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) dy mësues të njohur, Hasan Spahiu dhe bashkëshortja e tij, Shazie Spahiu. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ndërsa ceremonia e dorëzimit të këtyre titujve te familjarët do të bëhet në një moment të dytë.
Nderimi vjen edhe në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes së mësuesit Hasan Spahiu.
Këtij të fundit i është akorduar titulli “Mësues i Merituar”, ndërsa bashkëshortes së tij tilli “Veterane e Luftës”, për shkak edhe të rolit të saj si kryetare e Organizatës së Gruas Antifashiste. Më herët në verë të këtij viti, Bashkia Libohovë nderoi edhe juristen Eni Çobani dhe regjisotin Saimir Kumbaro.