Bashkia merr në dorëzim gjimnazin e rikonstruktuar. 21 milionë lekë shpenzime gjatë marsit
Bashkia Libohovë ka kryer gjatë muajit mars 2015 rreth 21 milionë lekë të vjetra shpenzime. Duke iu referuar të dhënave publike të degës së Thesarit Gjirokastër, në total gjatë muajit të tretë të vitit 2015 janë kryer 16 transaksione.
Mes shpenzimeve sipas zërave përkatës, që do t’i shihni në tabelat më poshtë, shumën më të madhe të parave e ka përfituar firma “Bilibashi”, rreth 7 milionë lekë të vjetra.
Në datën 4 mars 2015, Bashkia Libohovë ka marrë në dorëzim përfundimtar rrugën e lagjes “Teqe Mëhallë” dhe i ka kthyer firmës “Bilibashi” 5% të garancisë së mbajtur. Konkretisht i ka kthyer shumën prej rreth 2.5 milionë lekësh të vjetra.
Po në këtë datë, Bashkia Libohovë merr në dorëzim si objekt të rikonstruktuar edhe gjimnazin “11 Shkurti”, duke i kthyer firmës “Bilibashi” garancinë prej 4.3 milionë lekë të vjetra. Firma “Bilibashi” ka kryer punime në rrugën e lagjes “Teqe Mëhallë” dhe gjimnazin “11 Shkurti”.
Vetëm gjatë muajit mars 2015, janë kryer rreth 600 mijë lekë të vjetra shpenzime për “udhëtime të brendshme”.
Më poshtë klikoni mbi foto për të parë tabelën e plotë të këtyre shpenzimeve sipas zërave përkatës.