Beqaj inaguron qendrën shëndetësore në Lazarat: Fshati do i kthehet normalitetit
July 18, 2014

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inauguruar sot Qendrën Shëndetësore në Lazarat. Në fjalën e tij të rastit, Beqaj iu premtoi banorëve se Lazarati do i kthehet tashmë normalitetit. “Lazarati do të kthehet në normalitet.
Do të funksionojë shërbimi shëndetësor”, ka thënë kreu i Shëndetësisë. Qendra Shëndetësore në Lazarat iu nënshtrua së fundmi një rikonstruksioni, pasi deri më tani ajo ka qenë jashtë funksionit çka i detyronte banoret të shkonin në qytetin e Gjirokastrës edhe për shërbimet më minimale