Berisha deklarohet pro kërkimeve për naftë në Zagori
January 24, 2019
Ish-kryeministri Sali Berisha ka një qasje tjetër sa i përket planeve të kompanisë ‘Shell’ për kërkime nafte në Zagori. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se nuk kishte asgjë të keqe të kryheshin shpime në këtë zonë, ndërsa për shfrytëzimin të vendosej më vonë. Berisha u shpreh madje i habitur nga reagimi i presidentit të ‘Shell’, i cili deklaroi tërheqjen nga Zagoria pas protestës së banorëve. Sot në Sheper u zhvillua dëgjesa me përfaqësues të kompanisë hollandeze. E pranishme ishte edhe ish-ministrja dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, e cila deklarua gjithashtu në mbështetje të banorëve. Më pas erdhi reagimi i kryeministrit Rama, sipas së cilit nuk bën vaki të ketë kërkime për naftë në Zagori.