Bilanci tragjik i vrasjeve, viti 2017 mbyllet me 54 viktima. Dy janë nga Gjirokastra

Viti 2017 mbyllet me një bilanc tragjik sa i përket vrasjeve të ndodhura në vend. Janë 54 të vrarë në 45 ngjarje të ndryshme. Situata paraqitet pak me e lehtë krahasur me vitet e tjera.  Shifrat i ka bërë publike gazetari i kronikës, Spartak Koka.

Sipas tij muaji maj është më negativi, pasi janë regjistruar 10 vrasje. Në shumicën e vrasjeve dominojnë krimi në familje dhe ato për motive të dobëta, si dhe për larje hesapesh mes bandave. Ndërkohë mes 54 viktimave të këtij viti është edhe çifti Afërdita dhe Leko Kosta. Ata u ekzekutuan më 25 tetor nga kushëriri Apostol Kosta, për një konflikt pronësie. Ngjarja tronditi Gjirokastrën dhe mbarë opinionin publik.

©ArgjiroLajm.net