Bime: Kam zbatuar ligjin. Rikandidimi? Në fundjavë Rama vjen në Gjirokastër
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime flet një ditë pas padisë që Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit bëri ndaj tij për “shpërdorim detyre” lidhur me lejen e një pallati 12 katësh në qendër të qytetit. Në një dalje të shkurtër para mediave lokale, Bime tha se ishte i hapur për tu hetuar ndaj çdo akuze dhe se në punën e tij ka zbatuar vetëm ligjin. “Në lejen e pallatit 7-katësh nuk ka asnjë shkelje. Çdo organ është i lirë të hetojë për këtë çështje. Unë kam zbatuar ligjin në punën time”- tha Bime.
I pyetur nëse do të rikandidojë për një tjetër mandat si kryebashkiak, Bime tha se ende nuk është momenti për të folur për këtë. “Në fundjavë do të vijë në Gjirokastër vetë kryeministri Rama dhe mund ta pyesni për këtë çështje. Nëse ai nuk ju jep përgjigje, atëherë do të flas unë”- tha Bime.