Blegtorët e Dropullit ankohen për çmimin e qumështit, Frida Krifca i mbledh në takim: Uluni bashkë dhe vendosni me sa do ta shisni

Ministrja Frida Krifca iu përgjigj kërkesës së blegtorëve të protestës së Jorgucatit në qarkun e Gjirokastrës për një takim, duke shkuar në Dropullin e Sipërm për të diskutuar ballëpërballë çështjet e ngritura në lidhje me çmimin e qumështit. ”Ky është malli juaj, kjo është djersa juaj. Prandaj duhet të uleni bashkë e të thoni: Qumështin ne do ta shesim me kaq!”.

Po ashtu Krifca theksoi se, “Duhet të bashkoheni. Nëse nuk bashkohesh nuk i akseson dot as fondet. Duhet organizmin. Ne kemi zgjedhur të jemi në demokraci. Në demokraci tregjet rregullohen nga kerkese oferta. Secili në punën e vet ne prodhim e ne shitje se bashku. Ne kemi pasur detyrë të rrisim financimet dhe i kemi katërfishuar”. Mua më janë ankuar prodhuesit se nuk ka qumësht mjaftueshëm.

Propozimi im eshte që të bëjmë një takim të përbashkët – do t’ju thërras në ministri, ju se bashku me përpunuesit e qumështit për të gjetur ekuilibrat e duhur. Ata ne i kemi mbështetur për të rritur standartin e pêrpunimit e per ta sjelle tek konsumatoret finale ne cilesine e duhur sipas kerkeses ne raftet e marketeve, sic e duan konsumatoret. Blegtorët adresuan tek ministrja gjithashtu çeshtje te pushtetit vendor mbi kullotat, nevojat per investime ne lera.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!