Bllokohet rruga Gjirokastër – Tepelenë
February 6, 2015
Qarkullimi në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë vijon të mbetet problematik. Në një segment me gjatësi prej rreth 200 metrash, qarkullimi i makinave është bere i rrezikshëm. Skarpati i rrugës është gërryer nga ujërat e lumit Drino, duke u shembur ne nje pjese te madhe.
Menjëherë pas raportimit shtabi i emergjencave ka bllokuar qarkullimin e një korsie, deri në pajisjen me sinjalistikën e nevojshme. Kohë më parë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë ngritur si problem, por për mungesë fondesh nuk është menduar për ndonjë zgjidhje qoftë edhe të përkohshme. Sipas specialistëve në Drejtorinë e Rrugëve, situata kërkon ndërhyrje emergjente dhe një projekt të ri urbanistik.