Braktis Amerikën për të jetuar në Gjirokastër, kush është Brenna, vajza që ka hapur një ëmbëltore pranë Xhamisë së Pazarit (FOTO)
Gjirokastra gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të huajve, jo thjesht atyre që vijnë në qytet si turistë, por ka edhe nga ata që pasi mbërrijnë për herë të parë këtu nuk largohen dot më. E tillë është Brenna, një vajzë amerikane e cila jeton në Gjirokastër prej 2-3 vitesh. Jo vetëm kaq, por para disa ditësh ajo ka hapur edhe biznesin e saj. Një ëmbëltore në pazar, pranë xhamisë. Historinë e vajzës amerikane e ka publikuar në Facebook ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëherazi deputetja e Gjirokastrës. Kumbaro ka qenë për vizitë në biznesin e vajzës amerikane dhe ja cfarë shkruan;
Qilari i ëmbël ??????
Lulëzimi i bizneseve turistike në Gjirokastër, më jep gëzimin e gonxheve që çelin njëra pas tjetrës në pranverë?
??Sot dua t’ju prezantoj Brenën??? dhe dyqanin më të ri të ëmbëlsirave? që është hapur në Gjirokastër Sweet Cellar ose ndryshe në shqipe “Qilari i ëmbël”, nën hijen e Xhamisë së Pazarit ku po përfundon restaurimi që nisëm 1 vit më parë.
?Po more po! Brenna është amerikane??, ka 2-3 vjet që jeton në Gjirokastër, ka dhënë mësim këtu, ka mësuar shqip, por sidomos ka përcjellë me sytë e vet ndryshimet e mëdha që ka njohur Gjirokastra në këta 5 vjet. ?Me një buzëqeshje çarmatosëse ajo tregon pasionin për gatimin, porositë e nënës së saj që i mësoi gatimin, dhe së fundmi dëshirën për “fusion” me traditën e aneve gjirokastrite❤️
✅Tundimi për t’i provuar të gjitha delikatesat e Qilarit të Ēmbël do të më bëjë të kthehem e të rikthehem pa fund te Brenna, por sot, jo vetëm dua t’ju ftoj ta vizitoni, por edhe të kujtoj ‼️ se 5 vjet më parë, kur më merrte të qarët tek shihja në ç’derexhe ishte katandisur Gjirokastra, një vajze si Brenna as do t’i shkonte mendja të hapte një biznes të tillë. Në rastin më të mirë do e qeshnin… normalisht s’do ia dilte dot ta bënte në Pazarin e rrënuar, ku askush nuk besonte se mund të lulëzonin biznese të tilla. Miq❗️Ju pres në Gjirokastër, në verandën e lezetshme të Qilarit të Ëmbël??? Kjo është #GjirokastraQeDua❤️