Breshër i fortë në Memaliaj, thyhen xhamat e makinave [FOTO]
June 17, 2015
Moti i paqëndrueshëm vazhdon të shoqërojë vendin. Reshjet e shiut janë bërë gati të pashmangshme çdo pasdite, por ndërkohë në jug të vendit sot ka pasur breshër në madhësi të pazakontë. Fotot që shihni janë shkrepur në Memaliaj, ku kokrrat e breshërit kanë qenë të atilla sa thyhen edhe xhamat e automjeteve.