Bukuria shpirtërore që përcjell folklori zagorit
Zagoria, kjo krahinë e bukur që perëndia i dha ajrin e pastër dhe ujin e kulluar mes bukurive natyrore që marrin jetë nën hijeshinë e lartësive kodrinore– malore të saj, njihet në mbarë vendin për vlerat e saj folklorike. Në këtë ambient miqësor natyror do të shtonim se, karakteri, temperamenti, ndjenja, emocioni shprehës i zagoritëve, që plotësojnë më së miri bukurinë e tyre shpirtërore, transmetohet nëpërmjet këngëve, valleve dhe të folurit të tyre aq të pastër e të kulluar, “si uji i bratit”.
Mjafton të kesh ndjekur festivalet folklorike kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër e gjetkë me zërin magjepsës e melodioz të përfaqë- suesve të kësaj treve, që të kuptosh se ajo shquhet midis të tjerash për individualitetin e stilit të saj, fizionomi dhe forcë interpretuese origjinale, të shoqëruar me pasion të fuqishëm shpirtëror të dallueshëm me krahinat e tjera shqiptare. Dhe specifika që i bën shumë tërheqëse këngët e vallet tradicionale zagorite janë pa dyshim të shprehurit me pasion në vargje brilante të zgjedhura me kujdes nga trashëgimia e të parëve të saj.
Kjo dallohet qartë në prezantimet e tyre krahas grupeve të ndryshme folklorike kombëtare, për përdorimin me inteligjencë të stilit progresiv të mendimit të harmonizuar me një aftësi interpretative befasuese, për të treguar vetëm origjinalitet, duke fituar privilegjin e pavarësisë për të ruajtur të pastër vazhdimësinë e traditës të saj. Prandaj ngjajnë shumë origjinale momentet kur ndjekim me interes zagoritët që këndojnë ëmbël në sofrat e shtruara për ditë dasme, apo në ditët e shënuara të emrave e në evenimente të tjera, kur vallëzojnë po kaq hijshëm në sheshet plot aromë Çajupi, të cilat të bëjnë ta ruash në përjetësi këtë ndjesi shpirtërore të pa përsëritshme.
Trashëgimia deri në ditët tona e kësaj ndjenje Bukuria shpirtërore që përcjell folklori ZAGORIT tregon se ajo shërben si një forcë e madhe transmetuese, duke u arkivuar në kujtesën popullore si të jetë një thesar floriri që meriton të ruhet me nostalgjinë e përjetë- sisë zagorite nga çdo brez. Në këtë drejtim mund të përmendet dinamizmi i varianteve melodike të këngëve lirike apo epike, e shoqëruar kjo dhe me nota satirike e humoristike në raste të tjera. Pa dyshim kjo është mjaft interesante, emocionuese dhe pse jo pasionante për publikun e gjerë shqiptar. Sigurisht përfaqësuesit më dinjitoz të kësaj vije melodioze të këngëve e valleve të saj tradicionale janë grupet e burrave të Hoshtevës, Lliar-Zhejit, Sheperit si dhe grupi i te rejave te ish shkollës së mesme të Nivanit. 2) Kënga zagorite… Ishte pikërisht “magjia” interpretuese e këtyre grupeve që meritonin çmimet prestigjioze në festivalet Folklorike të rrethit të Gjirokastrës, duke tërhequr dhe vëmendjen e studiuesve vendas dhe të huaj.
Kështu në festivalin e vitit 1980, zëri brilant i korifeut zagorit Stavri Nasi, me këngën “Ligjëro moj Histori” shoqëruar nga Themistokli Ndreu, Pëllumb Prifti, Xhorxhi Saqellari, Lliko Ndreu etj., u prit me ovacione shpërthyese nga artdashësit e FFK. Po kështu do kujtohen me respekt e mirënjohje në anturazhin e folklorit zagorit dhe këngët e tjera me zërin tërheqës të këngëtarëve po kaq virtuozësh, Kiço Llane, Thoma Stani, Liljana Dine, Katerina Gjika, Eli Stani, Margaritta Kllapi ( Peri), Katerina Prifti, etj. Le të kujtojmë këtu vargjet e këngës drithëruese “Kurbeti”, të shkruar me pasionin e zemrës ngazëllyese nga frymëzimi i poetes së paharruar Vasilika Vasi, e të interpretuar me timbrin e shpirtit vargëzues të ikonës të këngës zagorite znj.
Tefta Duda apo zërit melodioz të Vasilika Mboqes, për të portretizuar ndjenjën e shpirtit krijues në transmetimin e nivelit të folkut brilant zagorit.. Duhet shtuar se sot zërin brilant të zagorites të nderuar Tefta Duda e përcjell me ngrohtësinë e shpirtit zagorit në këngët polifonike bija e saj, Mimoza Duda (Kosturi), e arsimuar në Akademinë e Arteve për degën e kantos, si këngëtare lirike. 3) Vallet zagorite…. Po kështu, me tepër interes përveç këngës zagorite është dhe harmonizimi me vallen e saj tradicionale, të sintetizuar nga magjia e stilit burimor zagorit e shoqëruar me lëvizje tepër të sakta, që syri dhe mençuria popullore e kanë cilësuar në mënyrë domethënëse si, “Vallja sustë”, e kërcyer shumë bukur nga Paskali Kllapi (Meçi), Ngjelina Telo, Frosina Stefo, (Marka), etj. E si mund të harrosh pa përmendur në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës më 1978 perlën e valles plot nur skenik të grupit të burrave të Lliarit, të kryesuar nga talenti i skenës shqiptare Aristotel Stefani, përkrah Thoma Stanit, Kiço Llanes, Leonidha Mihos, Sotir Menkshit e të tjerë në këngën plot humor: “Më zu ferra këmbën – o”, etj., etj., fragmente të mençurisë popullore në këngët e vallet zagorite që do të kujtohen me respekt në kujtesën e krijimtarisë të kësaj treve folklorike. 4) Një traditë e bukur që vazhdon.
Tradita folklorike vazhdon, ajo trashëgohet e prezantohet dhe në vitin 2009 në FFK-Gjirokastër, nga grupi “Tingujt e shpirtit zagorit” me këngën mbresëlënëse “Gruaja nikoqire” me interpretimin e marrëses të saj Marjeta Vlashi e Kiço Muçi, kthyes Mitro Hila, hedhës Sotir Menkshi e pritëse Anila Pina. Për sa më sipër, kontribut më se të spikatur, të nderuar me çmime të ndryshme, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike mjeshtri i gurës popullore zagorite, i ndjeri Jorgo Telo, duke aktivizuar rreth vetes dhe të tjerë zagoritë të përkushtuar në këtë drejtim. Kujtojmë këtu autoren e mjaft teksteve të këngëve zagorite, të mirënjohurën Vasillo Kllapi. “Tingujt e shpirtit zagorit” do vazhdojnë të dëgjohen përsëri këtë vit në konkurrimin kombëtar, në prill 2015 e në vazhdim, nga çdo brez si rrugëtim i pashteruri muzës zagorite që mbart mbi supe lashtësinë e kulturës, traditave e zakoneve të historisë të kësaj krahine patriotike.
Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngëve e valleve Zagoritët në valle me këngë në gojë zagorite në skenat e festivaleve zonale apo kombëtare, do të mbetet i paharruar emri i bijve dhe bijave të saj që kane ndërruar jetë por edhe i më të rinjve në moshë, të cilëve ju uroj suksese të mëtejshme në këto evenimente. Së bashku me pararendësit e tyre, ata janë pjesa më e lavdishme e panteonit të folkut zagorit. 5) Folklor i bazuar në një gjuhë të pastër me tipare toskërishte Si konkluzion, duhet theksuar kënga apo vallja e bukur zagorite nuk mund të kuptohet pa dialektin apo të folurën e saj shumë të pastër me tipare dalluese toskërishte, që në fonetikën shqiptare është fare pranë me gjuhën letrare të saj.
Leksiku i saj karakteristik buron nga tradita e mirësisë, përkujdesit e trashëgimisë të nënave zagorite, që në shekuj kanë mëkuar qysh në djep për fëmijët e tyre, me dashuri e nostalgji, para së gjithash ëmbëlsinë e gjuhës shqipe si një thesar të çmuar nga të parët e tyre. Pra, ato si pjesa më vitale e familjeve fisnike zagorite do të kujtohen përherë në përjetësinë e memories historike të çdo kohe, për shqipërimin karakteristik të gjuhës, traditës dhe zakoneve tradicionale të banorëve zagorit brez pas brezi. Prandaj, të gjitha këto së bashku të harmonizuara mes tyre, tingëllojnë aq bukur kur i dëgjon e shikon sikur të kenë marrë aromën “dehëse” të luleve shumë ngjyrëshe që të jep panorama tërheqëse turistike e Çajupit.
Në këtë kontekst, këngët, vallet dhe traditat zagorite marrin jetë nga bukuria shpirtërore e bijve të saj në të bukurën ZAGORIE. “Tingujt e shpirtit zagorit” do vazhdojnë të dëgjohen përsëri këtë vit në konkurrimin kombëtar në prill 2015 e në vazhdim, nga çdo brez, si rrugëtim i pashteruri muzës zagorite që mbart mbi supe lashtësinë e kulturës, traditave e zakoneve të historisë të kësaj krahine patriotike. Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngëve e valleve zagorite në skenat e festivaleve zonale apo kombëtare, do të mbetet i paharruar emri i bijve dhe bijave të saj që kane ndërruar jetë por edhe i më të rinjve në moshë Këngët, vallet dhe traditat zagorite marrin jetë nga bukuria shpirtërore e bijve të saj në të bukurën ZAGORIE/Telegraf