Butrinti ndër 12 destinacionet më të mira kulturore të Evropës
Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë e që shumë kush mund të mos dijë për ekzistimin e disa prej tyre të renditura nga theculturetrip.com.
Butrinti konsiderohet të jetë zhvilluar gjatë periudhës kur është kontrolluar nga Romakët pasi Cezari, cili e vendosi atë si koloni për veteranët e luftës kundër Pompeit të Madh. Augusti ka rinovuar këto plane dhe zgjeroi qytetin, duke ndërtuar kanale, sheshe, teatro dhe nimfeaume. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Këtu janë renditur edhe Alfama një lagje e vjetër e Lisbonës me kisha të epokës së barokut, kështjella dhe manastire. Janë përmendur edhe vende të tjera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Spanjë, Slloveni, Danimarkë, Hungari, Poloni, Bullgari dhe Itali.