Buxheti i vitit 2017, Bashkia Libohovë përfiton 8.6% më shumë fonde nga qeveria
November 16, 2016
Në Projektbuxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm parashikohet që të thellohet më tej Reforma Administrativo – Territoriale.
Në funksion të këtij objektivi, qeveria ka parashikuar që transferta e pakushtëzuar për bashkitë të jetë 2.5 miliardë lekë më e lartë se ajo e vitit 2016 dhe do shkojë tërësisht në rritjen e portofolit të investimeve publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për njësitë e qeverisjes vendore. Sa i përket Bashkisë Libohovë buxheti do të rritet me 8.6%.
Për Bashkinë Gjirokastër rritja do të jetë në masën 11.7%, ndërsa për Bashkinë Dropull në 15.6%.