Çako: Jemi prezent në Lazarat për shkak të së kaluarës
May 18, 2015
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi sot një takim me efektivët e policisë në Gjirokastër. Gjatë takimit Çako theksoi se policia është e pranishme në Lazarat për shkak të së kaluarës.
“Ne jemi të pranishëm në Lazarat për shkak të së kaluarës. Nuk duam të lejojmë kthimin në Lazaratin e djeshëm. Jemi në Lazarat për të ofruar shërbimin policor të munguar dhe për të krijuar një ambient të sigurt”- u shpreh Çako.