“Çelsi bullgar”, mjeti i ri i bandave grabitëse
I hollë dhe unik në llojin e tij, çelësi bullgar ( foto ) përshtatet me të gjitha llojet e bravave.
Ai është shndërruar në mjetin e preferuar të bandave të hajdutëve dhe grabitësve. Të dhënat tregojnë se në Itali, me këtë çelës është kryer numri më i madh i vjedhjeve të banesave.
Ai është pjesë e një projekti të shërbimeve sekrete bullgare që synonte të krijonte një lloj “fjalëkalimi” për të gjitha llojët e bravave të zyrave ku gjendeshin dokumenta të vlefshme, gjatë Luftës së Ftohtë. Në thelb ai përfaqëson faksimile të të gjithë çelësave të tjerë. Domethënë, ai futet në çdo lloj brave.
Ai përbëhet nga material i butë që ndihmon në leximin e të gjitha kodeve të bravave. Në këtë mënyrë ai arrin të kopjojë kodin e bravës dhe të krijojë çelësin e duhur që ka ngjashmëri melimetrike me origjinalin. Për t’i shpëtuar atij duhet që bravat e dyerve të shtëpive t’i keni nga ato me çelësa të sheshtë