Çfarë duhet bërë për të fjetur mirë kur është vapë
Nuk është e lehtë të flesh kur termometri shënon 40 gradë. E dimë mirë që vapa dhe temperaturat e larta janë të bezdisshme. Megjithatë ka zgjidhje që sipas ekspertit për gjumin Guy Meadows nëse zbatohen mund të flemë më mirë.
Gjakftohtësia – Nëse keni vapë, si hap të parë duhet të ruani gjakftohtësinë. Vetëm nëse e pranoni me qetësi dhe duke e larguar mendjen nga vapa mund të qetësoheni dhe të flini.
Krevat i freskët – Një këshillë praktike është ajo në vijim: merrini çarçafët (që duhet të jenë patjetër prej pambuku) futini në një zarf (ose qese) dhe futini ën frigorifer. Freskia do te zgjasë të paktës sa tu zërë gjumi.
Pizhama prej pambuku – Ndryshe nga sa mendohet, është mirë që të flini i veshur dhe jo nudo kur është vapë. Kështu, duhet pasur parasysh që të vishni pizhame prej pambuku. Ajrosen më mirë dhe ju mbajnë lëkurën të freskët.
Dritaret dhe ventilatorët – Duhet të flini me dritaren e hapur dhe nëse është e mundur aq më mirë nëse përdorni një ventilator për qarkullimin e ajrit.
Mos u vononi – Me të nxehtin është normale që të shkoni në shtrat sa më vonë. Por, të hash dhe të pish derisa të vijë ora e gjumit, megjithëse kënaqësi nuk i bën mirë gjumit. Është më mirë që të lini të kalojnë të paktën 2 orë nga darka deri në gjumë dhe duke limituar konsumin e alkoolit.
Uji – Mbani gjithmonë një gotë me ujë mbi komodinë, për ta pirë nëse keni etje. Përpara se të shtriheni bëni një dush të ftohtë, një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu freskuar.
Zhurmat – Gjatë verës ka më shumë zhurmë në rrugë meqë dhe vapa stimulon aktivitetet në ajër të pastër. Është më mirë që të vëmë tapat e veshëve për të bllokuar zhurmat dhe për të fjetur normalisht.
Dhoma të freskët – Disa hapësira të shtëpisë janë më të freskëta se të tjerat. Kështu, nëse vapa është e padurueshme, lëvizeni krevatin në vendin e duhur