Çlirimi i Gjirokastrës, Rama: Mirënjohje për ata që vunë gjakun në altarin e lirisë
September 18, 2014
Kryeministri Edi Rama ka komentuar 70 vjetorin e çlirimit të Gjirokastrës.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shpreh mirënjohje për kontribuesit për çlirimin e këtij qyteti.
“70 vjet më parë u çlirua Gjirokastra, lavdi e mirënjohje përjetë vajzave e djemve që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut”, shkruan Kryeministri Rama.