‘Çmendet’ moti, Viroi del nga shtrati. Shmangni lëvizjen në rrugën Kardhiq-Gjirokastër
November 30, 2017

Vazhdon situata emergjente nga moti i keq në Gjirokastër. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se aksi më problematik është Kardhiq-Gjirokastër, pasi liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati. Kalimi i automjeteve bëhet me shumë vështirësi. Nëse reshjet do të vijojnë, sikundër thonë parashikimet, kjo rrugë do të jetë e bllokuar. Rekomandohet të shmanget udhëtimi në këtë aks. Problem është gjithshtu edhe rruga në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ apo edhe pranë varrezave të qytetit, si dhe në Kordhocë.