Çomo është pesimist: Institucionet shtetërore po u bëjnë presion njerëzve

10372554_874915319213171_5608486264286518251_nKandidati i PD-së për Bashkinë e Libohovës, Altin Çomo, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, thotë se qytetarëve po u bëhet presion nga institucionet shtetërore. Si fillim ai shkruan se qytetarët e presin me entuziazëm, por që konstaton me pesimizëm, presion të institucioneve shtetërore, që sipas tij nuk i lenë njerëzit të dalin në fushatë me të dhe madje as të votojnë fare.

“Vetem sot brenda nje dite jane larguar nga puna nje punonjes i ujesjellesit Nepravishte dhe nje elektricist nga Libohova me nje karriere 40 vjecare, perdite atyre pak punonjesve libohovite, nepravishnjote, labovite, te mbetur ne institucione, po u behet presion me vendin e punes. 
Po ju bej nje thirrje te fundit dhe te sinqerte, strukturave te PS ne Libohove, te ndalin me cfare kane ne dore presionin dhe largimet nga puna, te mos vene dore ne buken e femijve, sepse do tu mbetet nje turp i pashlyer ne jete”,- shkruan Çomo.

Më tej ai zotohet se do të jetë zëri dhe mbrojtja e qytetarëve, sic ka qenë për 8 vjet me radhë, pavarësisht bindjeve politike të gjithësecilit.

sdlkgdflgkd