Çomo fyen të rinjtë që festojnë: Ardhacakë, ia morët frymën Libohovës!

04Kandidati i PD-së, Altin Çomo fyen të rinjtë nga Gjirokastra, Libohova dhe zona përreth, që kanë ardhur në Libohovë për të festuar në sheshin ku një natë më parë ai dhe mbështetësit e tij festonin. Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, ai i quan pjesëmarrësit në këtë festë “ardhacakë” dhe i akuzon se “ia morën frymën Libohovës”, a thua janë vandalë dhe jo djem e vajza të forumeve rinore të PS-së dhe LSI-së nga Gjirokastra e Libohova, që thjesht janë mbledhur në Libohovë për të festuar, sikundër festonin mbrëmë mbështetësit e Çomos. Më tej ai shpreh shqetësimin për “shpërdorim pushteti e parash”. Nga njëra anë flitet për promovim të Libohovës dhe zhvillim të turizmit, ndërsa nga ana tjetër jepen mesazhe për të qenë lokalist e të mbyllur.

“Ardhacaket sot ia moren frymen Libohoves, me autobuza pa numer, makina pa hesap, shperdorim pushteti e parash. Nuk eshte panair, as feste, por fushate e imponuar nga njerez qe i tremben indiferences se libohoviteve. Sot libohovitet nuk ishin protagoniste, po sehirxhinj e te menjanuar nga te importuarit e Rilindjes, qe kane 2 vjet qe e bejne kete pune ne Libohove. Po Libohova e di mire se sa vlejne keto parada, di mire te te ngreje e te te ule, di te te tregoje vendin kur i imponohesh deri ne bezdi”- shkruan Çomo.

Shumica e të rinjve në shesh janë anëtarë të forumeve rinore të PS-së, LSI-së dhe mbështetës të kandidateve, Rami e Mandi, por ka edhe qytetarë të tjerë të zakonshëm. Festa në Libohovë i pason një takimi që këta të rinj zhvilluan në stadiumin e Gjirokastrës me ministrin Ahmetaj dhe deputetë të zonës.

hfghgffgh

05040302