Çomo mbyll fushatën të mërkurën: Do festojmë deri në agim!
June 15, 2015
Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, do të mbyllë fushatën e tij elektorale të mërkurën në mbrëmje. Me këtë rast ai do të prezantojë edhe programin e tij zgjedhor, me të cilin kërkon një mandat të të tretë në krye të bashkisë.
“Te merkuren me 17.06.2015, ora 19:30, ne qendren e Libohoves, do te prezantoj programin zgjedhor per bashkine e re te Libohoves si dhe do te festojme se bashku gjer ne agim me besimin e patundur ne fitore! Ju ftoj te gjitheve pa perjashtim, miq e dashamires, mbeshtetes te mi, te bejme nje mbyllje qytetare te fushates sone, ashtu sic dine ta bejne njerezit e lire, te festojme se bashku, pasi vota juaj meriton festen me te bukur, meriton respektin dhe devotshmerine!”- shkruan Çomo në Facebook.