Çomo mbyll fushatën në Libohovë, kërkon mbështetje për mandatin e tretë
June 17, 2015
Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Como, zhvilloi sonte në mbrëmje takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Takimi u zhvillua në sheshin para sarajeve të Myfit bej Libohovës, ku Como kërkoi nga të pranishmit mbështetje me votë për një mandat të tretë. Gjatë fjalës së tij ai renditi edhe disa nga pikat kryesore të programit, ndërsa u shpreh se do të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzve. I pranishem ne takim ishte edhe Arben Ristani, Sekretari i Pergjithshem i PD-se. Pas fjalës së tij, takimi vijoi me një koncert festiv nga grupe të ndryshme muzikore.