Çomo nis takimet në Zagorie: Zonë e pasur me pyje e kullota, mund të përfitojnë banorët

Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, ka nisur takimet me banorë të zonës së Zagories, në kuadër të fushatës elektorale të 21 qershorit. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se zona e Zagories nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së asnjë lloj pushteti:

“Sot nisa takimet me banoret e zones se Zagorise, nje nga zonat me te bukura e plot resurse, te cilat nuk duhet me te mbeten jashte vemendjes se asnje lloj pushteti. Kjo zone e ka teper të nevojshme infrastrukturen rrugore, per ta bere te vizitueshme, te zhvillueshme per zagoritet qe jetojne aty e te afrueshme per zagoritet qe jetojne ne tere Shqiperine. Nje zone e pasur me kullota, pyje, te cilat do te jene burime fitimi per vete zagoritet. Se bashku me cdo banor te zones une do ti jap mbeshtetje cdo lloj ideje ne te mire te komunitetit qe jeton aty, pa asnje dallim se Zagoria eshte e zagoriteve!”- shkruan Çomo.

kjkfg