Çomo: Njerëzit shohin shpresën te unë. Kanë besim te ato që kemi bërë

10372554_874915319213171_5608486264286518251_nKandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo vijon takimet elektorale. Së fundmi ai ka qenë në fshatin Nepravishtë, ku sipas tij, është pritur e përcjellë me dashamirësi dhe besim. Çomo thotë se njerëzit shohin shpresën te nisma e tij për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Libohovë.

“Ndihem shume mire qe njerezit shohin shpresen ne nismen tone, pa dallime idesh e parrulla partiake e qeveritare, kane besim tek ato qe kemi bere dhe tek ato qe do te bejme, pasi zgjerimi i kufijve territoriale do te sjelle edhe shume burime te ardhurash te tjera, te cilat do te jene vetem per investime”,- shkruan Çomo në faqen e tij në Facebook.

Në ndryshim nga rivalja e tij, që pasqyron çdo takim edhe përmes fotove, Çomo ka zgjedhur të jetë disi më i rezervuar në këtë aspekt. Të paktën kjo vihet re deri në këtë moment të fushatës.

sdjkfdjg]