Covid i merr jetën mjekut nga Gjirokastra
December 14, 2020

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total. Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomopathollog pranë spitalit rajonal, humbi betejën me virusin potencialisht vdekjeprurës. Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor. Doktor Kekezi ishte prej 20 ditësh i intubuar në Tiranë.