Çudia në Gjirokastër, gjatë vitit 2018 janë dhënë vetëm dy tapi. Fermerët kërkojnë pronësinë (VIDEO)

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki janë dhënë vetëm 66 Akte të marrjes së tokës në pronësi. Ligji 7501 për tokën dhe niveli i zbatimit të tij në terren nuk ka favorizuar investimet në bujqësi, shitjen dhe blerjen e tokës si dhe përdorimin e saj si kolateral.

Prefekti i qarkut Astrit Aliaj i thotë se procesi po zvarritet prej dekadash dhe se fermerët ende nuk janë pronarë të tokës duke nxitur edhe braktisjen e investimeve në bujqësi.

Drejtoria e verifikimit dhe shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore bëri me dije se vetëm në bashkinë Memaliaj gjysma e tokës figuron ende e pandarë .Për vitin 2018 vetëm dy tituj pronësie janë dhënë për tokën në të gjithë qarkun. Sipas zyrtareve duhet më shumë punë për t’i njohur fermerët me procedurat.

Përfaqësuesit e Bashkive flasin për mungesë logjistike për të përballuar procesin, për mospërputhje të sipërfaqeve në terren dhe dokumenteve, për matje të gabuara në të shkuarën, apo për mungesë hartash dhe stafi.

Nga 45 mijë ha tokë bujqësore në Gjirokastër rreth 13 mijë ha rezulton ende e pandarë ndërsa disa qindra hektarë tokë bujqësore është rrëmbyer nga lumenjtë apo zhavorrizuar pasi fermerët nuk e kanë të garantuar pronësinë.

Në të gjithë qarkun të paktën 50 fshatrave ju mungon përditësimi i tokës dhe nuk ende pas 28 vitesh figurojnë në sistem./tch