Darkë festive në Tiranë, Kokëdhima mbledh delegatët e Gjirokastrës dhe Vlorës
March 18, 2016
Një ditë para mbajtjes së Kongresit të socialistëve koordinatori i jugut Koço Kokëdhima ka mbledhur delegatët e Gjirokastrës, Libohovës, Dropullit si dhe të qarkut Vlorë, në një darkë në Tiranë.
Më shumë sesa një darkë pune ishte një takim festiv, ku Kokëdhima falenderoi të pranishmit për punën e bërë në riorganizimin e strukturave socialiste në jug të vendit.
Të pranishëm ishin edhe deputetë të qarqeve Vlorë e Gjirokastër, si dhe drejtues të organizatave socialiste në zona të ndryshme të rajonit të jugut.
|Libohova Online|