Dasho Aliko: 1 mijë vetë nga qarku Gjirokastër tek protesta në Tiranë
May 11, 2019
Opozita zhvillon sot protestën e radhës përpara Kryeministrisë. Edhe nga qarku Gjirokastër janë nisur militantë të PD-së e LSI-së. Sipas Dasho Alikos vetëm nga Gjirokastra janë nisur me furgona rreth 700 persona, ndërsa në rang qarku numri shkon në 1 mijë persona.
Aliko thotë se zgjedhja e udhëtimit me furgona është bërë e qëllimshme për të evituar ndalesat nga policia në rast se do të kishin autobusë.
Opozita pas djegies së mandateve në Kuvend kërkon zgjedhje të parakohshme me një ‘qeveri tranzitore’ pa Edi Ramën Kryeministër. Ndërkohë që PS po shkon në zgjedhje bashkë me parti të tjera që tashmë janë regjistruar në KQZ.