Dasho Aliko analizon Libohovën: Janë bërë investime në buzëkuqe, njerëzit s’kanë ilaçe. Ne do kthejmë besimin
Partia Demokratike mblodhi sot aktivin e saj të degës së Gjirokastrës. Kryetari Dasho Aliko në fjalën e mbajtur me këtë rast foli edhe për Libohovën. Sipas tij në këtë bashki mungojnë investimet dhe se ato që janë bërë kanë qenë sa për fasadë thotë ai.
“Pavarësisht se Bashkia Libohovë drejtohet nga socialistët, më shumë investimet janë bërë në buzëkuqe ose kanë prishur ato investime që janë bërë nga Partia Demokratike, për të patur mundësi për të hedhur lekë për veten e tyre, por jo për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Libohovës dhe zonës përreth. Asnjë investim për ujësjellësin. Punësim vetëm për njerëzit e tyre. Rinia ka humbur shpresën dhe besimin tek kjo bashki, ne duhet t’ja kthejmë. Mungesë e shërbimit shëndetësor, mungesë e ilaçeve. Investimet në turizëm shumë të pakta, vetëm me buzëkuq. Asnjë subvencion për bujqësinë”, u shpreh kreu i demokratëve.
PD synon të marrë drejtimin e Bashkisë Libohovë në zgjedhjet e qershorit 2019. Dy kandidatët më të përfolur janë Adil Xhelili dhe Krenar Kulla i LSI-së. Sidoqoftë deri në momentin e zyrtarizimit do të rrjedhin shumë ujëra.
©Libohova Online