Dasho Qeli emërohet drejtor i OSHEE Gjirokastër
November 21, 2019
Pas largimit të Robert Lilit në drejtim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vendin e lënë bosh prej tij tek OSHEE Gjirokastër do ta zërë Dasho Qeli. Prezantimi i tij si drejtor pritet të bëhet ditën e sotme nga kreu i OSHEE-së, Adrian Çela. Qeli u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit përmes Partisë Socialiste të Moderuar. Deri në vitin 2016 ai drejtonte Ndërmarrjen e Ujësjellesit Gjirokastër. Më pas u shkarkua nga kryebashkiakja e atëhershme Zamira Rami, përmes një forme të turpshme që mbeti gjatë në memorien e të gjithëve.