De Biasi i përgjigjet bukuroshes së FSHF-së
September 14, 2015
Seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi nuk e ka marrë shumë për zemër deklaratën e zëdhënëses së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Jona Dervishi.
Kjo e fundit ditë më parë, në një intervistë për mediat shqiptare, deklaroi se Shqipëria e ka bërë të famshëm strategun italian.
“Më vjen mirë që jemi rritur dhe përmirësuar së bashku vitet e fundit”, ka deklaruar De Biasi, i cili është pyetur nga ‘Panorama Sport’ se s’i është ndjerë pas kësaj deklarate.
“Ne punojmë për t’i përmirësuar gjërat edhe në vazhdim, ndaj maloret që hasim gjatë rrugës janë thjesht pjesë e sfidës së përditshme”, ka theksuar strategu italian.