Degradimi i kurorës me pisha të Libohovës (Foto)

lib3Ndërkohë që merr rrugën për të ardhur në Libohovë, në të djathtë të shfaqet pylli me pisha dhjetra vjeçare. Është një pamje dëshpëruese teksa shikon se si ato që konsiderohen si “mushkritë e Libohovës”, po degradojnë vit pas viti. Zjarri i gushtit të vitit 2011, ishte fatal për këtë kurorë me pisha 40-50 vjeçare. Ndërkohë që po i afrohemi gushtit 2014, kanë kaluar tre vjet dhe nuk është bërë asnjë zëvendësim me fidanë të rinj. Pemët e shkrumbuara nga zjarri priten prej banorëve.

Në këto tre vjet, nuk është ndërmarrë asnjë fushatë pyllëzimi për ripërtëritjen e kësaj kurore me pisha. Pamja është edhe më e trishtë në pjesën e pasme të kurorës, ku një sipërfaqe e konsiderueshme është “zhveshur” pothuajse komplet nga pemët. Ky pyll me pisha është ndërtuar pas shumë përpjekjesh asokohe të funksionarëve lokalë, të cilët kundërshtuan projektin për ndërtimin e një fabrike çimentoje në këtë territor, ç’ka do të shkaktonte ndotje të madhe në të gjithë zonën.

Teksa jemi në pikun e sezonit veror, kur edhe zjarret janë të shpeshta, të shpresojmë se në këtë kurorë do të evitohet ajo që ndodhi 3 vjet më parë.

lib1
2014
lib2
2014
lib8
2014

 

lib7
2014
lib4
2011
lib5
2011
lib6
2011