Del VIDEO e terrorit në Bularat, ekstremisti Kaçifas terrorizoi fshatin dhe qëllonte polcinë me kallash
REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të ekstremistit grek që qëlloi mbi policinë në fshatin Bularat. Siç shihet në video, Kostandinos Kaçifas lëviz me armë në dorë dhe veshje ushtarake në qendër të fshatit, duke qëlluar ndaj forcave të policisë. Pamjet dëshmojnë me zë dhe figurë që nuk është provokuar nga policia si një banor i zakonshëm dhe se asnjë flamur grek nuk është ulur. Kaçifas ka qenë i përgatitur dhe e ka paramenduar këtë akt ekstremist, prandaj kushdo që thotë të kundërtën thjesht kërkon të mbjell përçarje mes shqiptarëve dhe grekëve. Pasi nuk pranoi të dorëzohej në polici, por vazhdonte të qëllonte duke rrezikuar jetën e forcave RENEA, 35-vjeçari u ekzekutua si një ekstremist në marrëzinë e vet, jo sepse ishte minoritar. Kjo është një alibi e turpshme e mediave të Athinës dhe qarqeve nacionaliste andej e këtej kufirit. Shihni videon.