Demokratët e Gjirokastrës marrin sërish rrugën, sot radha për “dezhurn” te çadra

Simpatizantëve dhe drejtuesve të PD-së Gjirokastër i ka rënë sërish radha për të shkuar në çadrën e protestës së opozitës në Tiranë.

Sot, prej orës 9 të mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, mbështetësit e opozitës nga qarku Gjirokastër do të jenë përballë Kryeministrisë, aty ku prej 23 ditësh qëndron çadra e protestës.

Njoftimin e ka dhënë kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook. Kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike si garante për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndonëse Rama largoi katër ministra nga kabineti, përfshi këtu edhe Saimir Tahirin, ministrin më të sulmuar nga opozita, kjo e fundit duket e “pakënaqur”, prandaj me gjasë protesta do të vazhdojë ende.

/ArgjiroLajm.net