Dënohet me burg shefi i Kabinetit të Spiro Kserës
Kleves Bitro është dënuar më 27 Korrik me 3.6 vite burg por duhet të shlyejë në qeli 2 vite e gjysmë, pasi avokati i tij kërkoi dënim të shkurtuar, ndonëse nguli këmbë deri në fund për pafajësinë e klientit të tij. Bitro u arratis menjëherë pas hetimeve ndërsa prokuroria e shpalli në kërkim. Tenderi ku ai kishte falsifikuar dokumentacionin për një reklamë televizive shkonte afro 200 mijë dollarë, ndërsa të gjitha letrat e tenderit rezultuan se ishin bërë pasi ishte gjetur kompania fituese dhe pasi ishte kryer dhe puna madje.
DITA boton sot për herë të parë dosjen e detajuar të gjykatës për dënimin e Bitros, ku duket se dhe vetë gjykata pohon se shkeljet e tij kanë qenë aq flagrante sa çdo justifikim nga ana e avokatëve ishte i kotë. Spiro Ksera ishte deputet i qarkut te Gjirokastres per Partine Demokratike, ndersa ne mandatin e dyte te qeverise “Berisha”, ai mbante postin e ministrit te Punes. Ne zgjedhjet e vitit 2013, Ksera nuk arriti te zgjidhej serish deputet.