Dënohet me një vit burg ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, por dënime do i konvertohet: Punë e detyruar në interes publik
Të dyja shkallët e Gjykatës së Posaçme cilësuan fajtorë dy ish-kryebashkiakë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por dënimet e caktuara ndaj Zamira Ramit e Adem Lalës janë minimale, përderisa asnjëri prej tyre nuk do të shkojë në qeli. Ish-zyrtarja me e larte e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami u dënua nga gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre dhe dënua me 1 vit burgim për shpërdorim detyre.
Gjykata e vuri dorën në zemër për ish qytetaren e parë, dhe vendosi të mos e dërgojë atë prapa hekurave, duke iu pezulluar dënimin me burgim dhe urdhëroi ish zyrtaren vendore që të kryejë pune në interes publik, kjo nëse një vendim i tillë mbetet në fuqi edhe në Apelin e Posaçëm. Hetimet për Ramin nisën pas denoncimit të dy qytetarëve, të cilët e akuzonin atë se iu kishte shkatërruar pronat e ligjshme. Në dosjen e SPAK thuhet se Rami gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për dy projekte në qytetin e Gjirokastrës, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.
Nga veprimet e saj qytetarëve iu është shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekësh. Ndërkohë, këtë të mërkurë, Apeli i Posaçëm dënoi me 8 muaj burgim ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala po për shpërdorim detyre, por edhe ai nuk do ta vuajë këtë dënim, pasi togat e zeza e urdhëruar që të paraqitet pranë shërbimit të provës për 1 vit e 4 muaj, ndërsa për 5 vitet e ardhshme, nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik.