Denoncimi për drejtorin e ALUIZNI-t në Gjirokastër: Kërkon para për lejen e legalizimit

Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar kreun e ALUIZNI-t se i ka kërkuar para për certifikatën e pronësisë.

‘Qytetari thekson se drejtori i ALUIZNI-t në Gjirokastër i ka kërkuar hapur para për ti dhënë legalizimin e banesës.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Rryshfeti eshte standarti ligjor i shteti te Norieges!

Qytetari dixhital denoncon:

Drejtorin e Aluiznit te Gjiokastres, se kerkon rryshfet per certifikaten e legalizimit.

Lexoni mesazhin e tij! sb

“Mirembrema z.Berisha!Doja te ndaja nje shqetesim me ju.Ne Gjirokaster drejtori i Aluiznit per te dhene certifikaten e pronesise kerkon leke pa iu dredhur qerpiku fare.Shkoi babai im per te pyetur c’behej me dokumentat dhe drejtori i thote:-Sa do me japesh?Nuk kam as inat personal as gje tjeter.Thjesht duam te drejten qe na takon.Rama trumbeton per certifikatat falas por s’po shohim gje.Ju faleminderit!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.