Deputetët e Gjirokastrës urojnë 8 Dhjetorin
Deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi kë bërë një urim për 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Permes një fotografie të protestave studentore në ‘Qytetin Studenti’ në fillim të viteve ’90, Golemi shkruan:
“27 vjet më parë me thirrjet e të rinjve, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, vendi ynë bëri kapërcimin e madh, për t’i hapur rrugë një ëndrre që vazhdon ende. Siç ka thënë Naim Frashëri, për ne shqiptarët Dielli lind në Perëndim, ndaj kemi detyrim të mos e ndalim për asnjë çast vrapin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!”
Urim për 8 Dhjetorin ka bërë edhe deputeti tjetër i Gjirokastrës, Vangjel Tavo. Ai e shoqëron mesazhin e tij me një foto të kohës kur ka qenë student. Ja cfarë shkruan Tavo.
‘Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Kujtojmë të gjithë ata të rinj të cilët u ngritën kundër regjimit dhe guxuan të ëndërrojnë si evropianë të lirë dhe jo shpirtra të izoluar. Rinia është liberatore dhe ajo mund të arrijë çdo ëndërr dhe të tejkalojë çdo sfidë. Gëzuar rinisë shqiptare e cila është shtysa më e madhe e rrugëtimit të vendit tonë drejtë ëndrrës së madhe evropiane’