Deputeti i Gjirokastrës kërkon rikthim të marrëveshjes së vjetër të detit me Greqinë

Deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu ka komentuar sonte në mbrëmje bisedimet Shqipëri-Greqi në Korçë mes dy ministrave Bushati e Kotzias. Përmes një lidhje direkte nga Gjirokastra në emisionin ‘Përballë’ në Tvsh, Shehu hodhi akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ për përkeqësim të raporteve me fqinjët tanë të jugut.

Deputeti i Gjirokastrës vazhdoi me po të njëjtin qëndrim, duke thënë se marrëveshja e detit nuk ishte e gabuar. Gazetari Lutfi Dervishi i kujtoi se kjo marrëveshje është rrëzuaër 9 me 0 nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa deputeti i Gjirokastrës u shpreh se kjo gjykatë e ka rrëzuar në mënyrë formale. Tritan Shehu shkoi edhe më tej kur la të nënkuptohet se marrëveshja detare mund të riaktivizohet sërish, njësoj siç u riaktivizua marrëveshja për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

©ArgjiroLajm.net