Deputeti i Gjirokastrës nuk zhgënjen as kësaj here: Marrëveshja e detit me Greqinë ishte e rregullt

Sot Kuvendi u përfshi nga debatet edhe për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama i kërkoi Bashës që të përgjigjet se përse PD ishte në këtë zonë kur po shembeshin objektet. Nga ana tjetër u përmend edhe cështja e marrëveshjes së detit me Greqinë, marrëveshje e bërë nga qeveria ‘Berisha’, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu, tha në Report Tv se marrëveshja e detit me Greqinë është e rregullt dhe se do të qëndrojë. “Marrëveshja ka qenë e rregullt, edhe sot i qëndroj. Brenda të gjitha standardeve dhe të drejtave ndërkombëtare, normale. Vendimi i gjykatës ishte për procedurën se mungonte dekreti a nisma e Presidentit. Të jeni i bindur se kjo marrëveshje do të rrijë, mund të lëvizë 2 cm këtu apo aty, por do të rrijë, ishte lojë e Ramës” deklaroi ai.
Duke u ndalur të marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Shehu u shpreh se ato janë në pikën më të keqe të mundshme. Ai theksoi se qeveria ka mungesë vizioni në politikën e jashtme. “Marrëdhëniet me Greqinë janë në pikën më të keqe të mundshme për faj të Ramës, të aventurizmit politik” deklaroi ai.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!