Deputeti i Gjirokastrës përkujton 21 Janarin: Ngjarje ulëritëse! Një arsye e fortë pse reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara
January 21, 2018
Deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka përkujtuar 7 vjetorin e 21 Janarit. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook, ai thotë se kjo është një ngjarje ulëritëse dhe një arsye më tepër përse reforma në drejtësi duhet të vijojë.
“21 Janari është dita për mos harresën e një padrejtësie të madhe. Vrasja në bulevard e katër njerëzve të pafajshëm është një ngjarje ulëritëse dhe një arsye e fortë përse reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara. Mbështetje dhe kurajo familjes së Ziver Veizit nga Gjirokastra dhe të tre viktimave të tjerë; Aleksit, Hekuranit dhe Faikut”, shkruan Golemi.