Deputeti i Gjirokastrës ‘sherr’ me ambasadorin amerikan për homoseksualët
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu komentoi debatin e krijuar në publik lidhur me fushatën sensibilizuese të LGBT në gjimnazet e Tiranës. Mes politikanëve të tjerë që kritikoi diplomati amerikan, është edhe deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu. Sipas Lu, Tritan Shhu dhe deputetët e tjerë, duhet të kenë kujdes në qëndrimet që mbajnë, pasi në të njëjtën kohë janë edhe të zgjedhur nga qytetarët.
“Vetëm pak prej tyre kishin vërtetë kurajo, Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komente të bëra nga Ylli Manjani, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë që fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre vetjake po dhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, tha Lu.
Por ndërkohë pas kësaj deklarate të ambasadorit amerikan, ka reaguar edhe deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu. Ja reagimi i tij.
“Deklarate jo e pershtatshme e Ambasadorit Lu, ndaj bindjeve te mija personale per homoseksualizmin, ne nje konference te “pilotuar”: Une si deputet i Kuvendit, si perfaqesues i Qendres se Djathte dhe i elektoratit te Qarkut te Gjirokastres kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ceshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim. Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar! Eshte vetem elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato. Prandaj duke marre shkas nga prononcimi Juaj Z.Ambasador i emrit tim, referimi qe i bete elektoratit te Qarkut te Gjrikastres per ceshtje thejsht bindjesh, dua ta riskjaroj ate popullesi fisnike se une jam kunder cdo forme diskriminimi si mjek, si Profesor, si deputet e ne radhe te pare si Njeri, gje qe me ka shtyre te jem edhe nje nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit. Po keshtu per mua ka ca principe te Shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e vlerave me sublime te shoqerise. Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay”