Deputeti i Gjirokastrës shkon me ‘mision’ në Rusi
March 18, 2018
Në Rusi mbahen sot zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin pritet te rikonfirmohet sërish për një mandat të katërt në krye të federatës. Në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR janë edhe 4 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, mes tyre edhe Bledi Çuçi, deputet i qarkut Gjirokastër.
“Në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, sëbashku me kolegët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati po vëzhgojmë zgjedhjet në disa qendra votimi në Moskë. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Votimi është elektronik”, shkruan në Facebook deputeti i LSI-së, Luan Rama.