Derviciani pas stuhisë [FOTO]
January 31, 2015
Sot në mesditë gjendja në Gjirokastër dhe zonat përreth paraqitet disi më e stabilizuar, por ka akoma uji sidomos ne fushë. Foto që shihni janë shkrepur pranë fshatit Dervician, ku sic shihet, sipërfaqja fushore është ka marrë pamjen e një rezervuari. Nëpër rrugë e banesa të Gjirokastrës janë vërejtur dëme të konsiderueshme, ndërsa sot është rikthyer edhe energjia elektrike. Në Prefekturë është ngritur shtabi i emergjencave dhe po punon për stabilizimin e situatës.