Detaje nga aksidenti në Mashkullor, disa të plagosur transportohen për në Tiranë
July 24, 2016
Dy makina janë përplasur sot në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Mashkullor.
Siaps informacioneve të deritansihme, mësohet se tre persona kanë humbur jetën në këtë aksident, shtetasja A. Hasani, punonjëse e policisë, vajza e saj 9-muajshe D.D. dhe L.L., 1 vjeç e gjysmë nga Kosova.
Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur edhe shtatë persona të plagosur, prej të cilëve, dy janë në gjendje të rëndë.
Pesë nga të plagosurit kanë mbëritur në Tiranë, në Spitalin e Traumës.
Mjekët thonë se tre persona ndodhen në gjendje kome.
Një nga makinat ishte me targa zvicerane dhe kishte pasagjerë nga Kosova.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.