Dhuna në familje, dy raste të tjera në Gjirokastër
Regjistrohet dy raste të tjera të dhunës në familje në Gjirokastër. Në një rast burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave. Policia thotë se u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetaset H.S., K.S., dhe A.S., vjeç 48, 13 dhe 9, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi P.S., vjeç 48, banues në Gjirokastër, në mënyrë të përsëritur, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Në një rast të dytë, një vajzë 28 vjeç ka denoncuar në polici për dhunë bashkëshortin e saj. Në njoftimin për media thuhet se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D., vjeçe 28, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti L.D., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.