Dhunoi ish-gruan, arrestohet 31-vjeçari nga Gjirokastra
November 20, 2018

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Lavdosh Islamaj, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij 20 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.