Premtimet e Çomos 4 vite më parë (VIDEO)
Siç ndodh zakonisht gjatë fushatave elektorale në Shqipëri, kandidatët dalin e bëjnë premtime para qytetarëve për të marrë votën. Ndodh gjithashtu që edhe një pjesë e madhe premtimeve nuk realizohen, por zor se mund të dalë dikush të japë shpjegime pse nuk u mbajtën ato që u premtuankërkojë apo qoftë edhe të kërkojë një ndjesë. Nga ana tjetër, për fatin tonë të keq, ne shqiptarët rrezik jemi popull që s’kemi fare memorie ose e kemi shumë afatshkurtër.
Harrojmë çfarë na kanë premtuar, harrojmë kush na ka thënë çfarë dhe tolerojmë gjithçka që bëhet mbi kurrizin tonë. Më poshtë është një video e realizuar gjatë takimit elektoral të vitit 2011, kur kandidati Altin Çomo kërkonte votën për një mandat të dytë.
Ndër të tjera është premtuar “rikonstruksion i rrjetit të amortizuar të ujësjellësit, që çdo libohovit të ketë furnizim të vazhdueshëm me ujë”. Sot, 4 vjet më vonë, a ka furnizim të vazhdueshëm me ujë në Libohovë? Nëse do të kishte, nuk do dëgjonim të flitej për problemin e ujit as nga kandidati Çomo e as nga kandidatja Mandi. Fakti që e ripremtojnë do të thotë se jemi po aty ku kemi qenë 4 vite më parë.