Dita e Çlirimit të Libohovës, Kumbaro: Libohovitët siç ishin të bashkuar për ta çliruar Libohovën 78 vite më parë, ashtu do të vazhdojnë të jenë të bashkuar për të vijuar zhvillimin që nuk ka më kthim!

Ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputete e qarkut Gjirokastër ka përkujtuar sot Ditën e Çlirimit të Libohovës. Përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook, Kumbaro vë theksin te domosdoshmëria e të qenit të bashkuar për zhvillimin e Libohovës. Duke dhënë shembullin e familjes së saj, që siç thotë Kumbaro, ka qenë pjesë e kësaj historie sa të lavdishme aq edhe të dhimbshme pas Luftës së Dytë Botërore, deputetja e PS-së, thtoë se libohovitët do të vazhdojnë të jenë të bashkuar pasi rruga për zhvillim nuk ka kthim pas.
Mesazhi i saj i plotë
11 shkurti eshte Dita e Çlirimit te Libohoves nga pushtuesi fashist. Date qe do t’u kujtoje perjetesisht libohoviteve se bijte e Libohoves u bashkuan pa dallim per te mbrojtur lirine, se eshte veshtire te gjesh nje familje libohovite qe te mos kete qene e perfshire ne Frontin Antifashist e te mos kete kontribuar ne arritjen e kesaj dite historike. Ndonese historia e pas Luftes se Dyte Boterore, me sakte diktatura qe u vendos ne Shqiperi, ka qene e mizore ne njohjen apo, ca me keq, ne perndjekjen e disa prej tyre, Libohova eshte me e forte se diktatura, me e rendesishme se ndarjet qe ka pesuar ne dekada, dhe kete une e di mire se familja ime ka qene pjese e kesaj historie sa te lavdishme aq edhe te dhimbshme; prandaj libohovitet, siç ishin te bashkuar per ta çliruar Libohoven 78 vite me pare, ashtu do te vazhdojne te jene te bashkuar per te vijuar zhvillimin e Libohoves qe nuk ka me kthim! Gezuar sot kete Dite te Çlirimit, Libohova ime.